Kombëtarja viziton armët e Skënderbeut
Gianni De Biasi pak pas kualifikimit duke iu drejtuar futbollistëve të Kombëtares iu referua figurës së Skënderbeut, për të treguar forcën e grupit, pasi ashtu të bashkuar janë të pathyeshëm.
Disa ditë para nisjes së fazës finale të Euro 2016 përfaqësuesja vizitoi armët e Heroit tonë Kombëtar, që ndodhen në Vjenë dhe mesazhi i De Biasi ishte i njëjtë.
Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares: Jemi para një simboli si përkrenarja dhe armët e Skënderbeut dhe grupi na solli deri këtu dhe do të jetë përsëri forca e grupit që do të na shoqërojë në Francë.
I të njëjtit mendim është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. “Uroj që të jetë një frymëzim për të gjithë që të mobilizohen akoma më shumë”, deklaroi Armand Duka. Ekipit i është bashkuar në këtë vizitë edhe Ergys Kaçe, i cili luajti ndeshjet e fazës “play off” me Paok. /TV KLAN