Berisha: Reformën në Drejtësi e votojmë para Korrikut, por kusht është votimi elektronik
Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në studion e gazetares Ilva Tare se, mbështet një takim mes kreut të demokratëve, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, në emër të thelbit të reformës në drejtësi, por sugjeron që: sa për formë ulja në tryezën e dialogut politik të mos bëhet.
Berisha ripërsëriti qëndrimin e opozitës se kusht për kryerjen e kësaj reforme mbetet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
E ndërsa nuk dihet nëse dy krerët e politikës do të arrijnë një dakordësi për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi, ish-kryeministri Berisha vëren në këtë proces një aktor të tretë, që më shumë sesa ndihmon në proces, luan me hile.
Lidhur me çështjen e përgjimeve, Berisha paraqiti detaje tjera. Për herë të parë ai foli për përgjim të një numri të madh qytetarësh, dhe tha se me porosi të Edi Ramës , në vitin 2009 është përgjuar nga prokuroria ish- aleati i tij dikur në qeveri, Ilir Meta.
Ish-kryeministri Berisha, këtë të enjte do t’i mungojë Parlamentit pas një vendimi të dytë të mazhorancës, për pezullimin e tij me dhjetë ditë.
TV KLAN