Rama: Nuk mbështesim asnjë të dënuar


Rama: Nuk mbështesim asnjë të dënuar

15:15 31/05/2016

Kryeministri Rama është shfaqur i keqardhur për faktin se Elvis Rroshi rezulton i dënuar me vendim gjykatë në Itali, por ai thotë se është i palëkundur se vendimarrja e vetme pavarësisht konsideratës që ka për kryebashkiakun e Kavajës, është largimi i tij.

Për kreu e maxhorancës kur në mes ka një problem me drejtësinë vendimmarrja s’ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi. Rama sqaron i kishte besuar Elvis Rroshit kur e kandidoi duke u bazuar tek dëshima e penalitetit, e cila rezultonte e pastër për të.

Duke iu referuar akuzave të opozitës ai thotë se fajësinë nuk e caktojnë partitë dhe as mediat, por gjykatat.

Edhe mbështetjen për Rroshin, Rama e argumenton se faktin se “Gjithkush që sulmohet me opinione kriminalizuese të pambështetura në fakte po në shpifje, meriton solidaritet”.

Por ama, thotë ai, gjithkush që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdoqoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka. Fakti në këtë rast që Elvis Roshi nuk e ka vuajtur asnjë ditë dënimin sepse ka qenë në moshë të mitur, nuk mund të ndryshojë gjë.

Kryeministri shkruan se kjo ka qenë linja ime në këtë aspekt shumë më përpara se sa të kalonte ligji i “dekriminalizimit”, kjo është linja e tij edhe sot.

Edhe për rastin e dorëheqjes se Rroshi kreu i mazhorancës thotë se Partia Socialiste, ka vetëm një strandart, që demokratët, partia përballë, siç e quan, po e shkelin në rastin e deputeteve dhe të zgjedhureve të saj.

Deklaratën e tij kryeministri e mbull duke thënë se vetë dorëheqja e Elvis Roshit sot, u jep të gjithëve një tjetër provë të qartë se në Partinë Socialiste në këta 32 muaj qeverisje ka fituar një parim i panegociueshëm: Kur një fakt i provuar nxjerr në pah një problem që i takon drejtësisë, pushteti ynë nuk futet kurrë mes drejtësisë dhe cilitdo ndër ne, përfundon ai.

Tv Klan






Të ngjashme