Kryeministri Rama, takim me Presidentin francez
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim pune me Presidentin e Francës, François Hollande, para ceremonisë së dekorimit të shkrimtarit Ismail Kadare me Urdhërin “Komandat i Legjionit të Nderit”, mbrëmjen e së hënës.
Në takim u konfirmua angazhimi i Francës, për t’i dhënë një orientim domethënës politikave euro-integruese në raport me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.
Presidenti Hollande inkurajoi arritjen e një marrëveshje për Reformën në Drejtësi duke theksuar se vendi ynë është në rrugën e duhur drejt integrimit në BE.
Kreu i Elize, vlerësoi punën e qeverisë në luften ndaj radikalizmit fetar dhe zhvillimin ekonomik, ku Franca është shprehur e interësuar për të qenë e pranishme përmes investimeve madhore, si ai në gazsjellësin TAP.
Tv Klan