Arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar


Arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

19:05 31/05/2016

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia. Në sajë të operacionit të koduar “Leistung”,  ka rënë në pranga Arben Pershqefni , 45 vjeç, banues në Laç – Kurbin.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Torino,  Itali, me datë 25.10.2011, e kishte dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim,  për veprën  penale të ” Shkelje të ligjit mbi drogën në bashkëpunim”.

45-vjeçarit  i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet, 3 muaj e 27 ditë burgim.

Materialet  proceduriale do t’i kalojnë së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për hetime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme