87 kilogramë drogë në shtëpi, arrestohet grosisti shqiptar

Dorian Konti, i arrestuar më 31 Maj

87 kilogramë drogë në shtëpi, arrestohet grosisti shqiptar

21:09 31/05/2016

Policia e Padova-s ka arrestuar 32-vjeçarin shqiptar, Dorian Konti, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave italiane, agjentët kanë arritur të zbulojnë në apartamentin dhe garazhdin e tij të kthyer në një punishte droge, rreth 75 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë heroinë dhe 1 kilogramë kokainë.

Konti është arrestuar dhe më parë në vitin 2015 për sasi të mëdha droge, në afërsi të zonës së “Prato della Valle”, por ishte lënë i lirë.

Aktualisht për të është dhënë masa e arrestit me burg dhe ai akuzohet se është pjesë e një grupi ndërkombëtarë trafiku droge./tvklan.al






Të ngjashme