Porosit xhinse online, ja çfarë i vjen
Të blerit në internet është kthyer në një trend shumë popullor.
Por disa nga gjërat që porosisni, jo gjithmonë vijnë ashtu siç duken në foto.
Kjo i ka ndodhur edhe një djali nga Britania, George Riggall, i cili porositi online një palë xhinse.
Por kur xhinset iu dorëzuan në shtëpi, jo vetëm që nuk ishin në masën e tij, por ishin dhe shumë të gjata.
“Nuk e kam idenë se kujt mund t’i bëjnë këto xhinse. Me siguri askujt”, shkruajti George në rrjete sociale, teksa postoi një foto ku tregonte xhinset e blera.
Kaq ka mjaftuar që përdorues të tjerë të publikonin raste të tjera të ngjashme. /tvklan.al