Mega-operacioni në Itali. Bllokohet 18 kg hashash, disa shqiptarë të arrestuar


Mega-operacioni në Itali. Bllokohet 18 kg hashash, disa shqiptarë të arrestuar

11:19 01/06/2016

Një mega-operacion i policisë italiane në Livorno ka përfunduar me 17 të arrestuar si dhe janë sekuestruar 18 kg hashash dhe një sasi kokaine. Sipas mediave italiane grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës përbehej nga 27 persona.

Të arrestuarit janë italianë, tunizianë, marokenë dhe shqiptar. Përveç lëndës narkotike janë sekuestruar edhe 7 mijë euro.

Në operacion kanë marrë pjesë mbi 50 forca speciale të ndihmuara edhe nga qentë nuhatës. Kontrolle janë kryer në 15 apartamente ku jetonin shpërndarësit e drogës.

/tvklan.al

 






Të ngjashme