Vijojnë përgatitjet e Kombëtares
23 lojtarët e mbetur në grumbullim vijuan me përgatitjet për miqësoren me Ukrainën që do të luhet të premten në Bergamo.
Kuqezinjtë zhvilluan ushtrime fizike dhe taktike.
Tajneri De Biasi u fokusua në lojën nga krahët.
Në reshtimet e kryera, nuk u kuptua se cili mund të jetë formacioni për sfidën e fundit para finaleve të Euro 2016.
Mjekët e ekipit japin siguri edhe për Burim Kukelin, i cili e ka ende plagën në kokë, një dëmtim i pësuar gjatë finales së Kupës së Zvicrës.
Kombëtarja ndodhet e grumbulluar prej 23 Majit në Austri, ndërsa të enjten do të udhëtojnë drejt Italisë.
Tv Klan