Vidhnin celularët, arrestohen dy persona
Në një operacion të koduar “Aparati 2016”, i realizuar nga komisariati numër 1 i policisë në Tiranë, janë vënë në pranga dy persona, që dyshohet se janë hajdutë të përfshirë disa ngjarje në Tiranë.
Lutfi Marku, 34 vjeç dhe Urim Gjoka të dy banues në Tiranë, janë ndaluar në flagrancë, sepse dyshohen se i kanë vjedhur portofolin dhe telefonin e markës “Nokia”, shtetases A. M., 59 vjeçe, banuese në Durrës.
Për këta dy persona policia ka dokumentuar me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve kriminale, vjedhje kryesisht të telefonave celularë në Tiranë:
- Më datë 04.03.2016, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në mjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetases V. F., kanë vjedhur një shumë monetare dhe një telefonin.
- Më datë 25.03.2016, në rrugën “Ali Demi”, shtetases Z. N., i kanë vjedhur telefonin.
- Më datë 25.03.2016, në rrugën “Ali Demi”, shtetases B. O., i kanë vjedhur telefonin.
- Më datë 31.03.2016, tek Piramida, shtetasit K. S., i kanë vjedhur telefonin.
- Më datë 18.05.2016, në rrugën e “Elbasanit”, shtetasit M. G., i kanë vjedhur telefonin.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”/tvklan.al