Djegia e autobusit në Krujë, nisen drejt Greqisë 4 nga të plagosurat


Djegia e autobusit në Krujë, nisen drejt Greqisë 4 nga të plagosurat

17:54 01/06/2016

Më pak se një javë nga aksidenti tragjik në Krujë, ku autobusi u përfshi nga flakët, gjendja e të plagosurave duket se është përkeqësuar edhe më shumë.

Sipas Ministrisë së Mjekësisë, 4 prej 10 të plagosurave që ndodhen në repartin e Djegie-Plastikës janë nisur drejt Greqisë për një trajtim më të specializuar, pasi kanë djegie në 50 % të trupit.

Drejt Greqisë janë nisur V.M 57 vjeçe, M.R 66 vjeçe, L.H 70 vjeçe dhe S.L 69 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë njofton se është bashkëpunuar me Ambasadën Greke në Tiranë për 4 të plagosurat për t’i dërguar në Greqi.

Ndërkohë, sipas mjekëve gjendja e 6 të plagosurave të tjera po përmirësohet.

Autobusi me 30 pasagjerë u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës me 27 Maj dhe besimtarët ortodoksë që u lënduan ishin nisur për pelegrinazh nga Vlora në Krujë, për të vazhduar në Shkodër dhe Ulqin.  Një grua 65 vjeçare për pasojë humbi jetën./tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme