I mbijetoi sulmit të tmerrshëm të peshkaqenit, vijon të ndjekë ëndrrën e saj


I mbijetoi sulmit të tmerrshëm të peshkaqenit, vijon të ndjekë ëndrrën e saj

18:22 01/06/2016

Bethany Hamilton, sërfistja profesioniste ka tërhequr vëmendjen, pasi i ka mbijetuar një sulmi të tmerrshëm të një peshkaqeni. Ajo është radhitur e para në gjysmëfinalen e kampionatit botëror për femra “Fixhi pro”. Kjo për të ishte një ëndërr e vërtetë.

Në tetor të vitit 2003, Hamilton ishte vetëm 13 vjeçe kur u sulmua nga një peshkaqen, teksa po bënte sërf në brigjet e Hawaii-t.

Nga ky sulm Hamilton humbi njërin krah dhe për pak sa nuk humbi jetën për shkak të hemoragjisë së madhe.

Por vetëm i'u desh vetëm një muaj që ajo t’i rikthehet pasionit të saj, sërfit, duke u bërë frymëzim për historinë e fimit hollivudian “Sërfistja e shpirtit”, nga Denis Kuaid dhe Helen Hunt.

serfff

“Edhe pas humbjes së krahut tim, unë jam ende duke bërë çdo gjë që unë kam shpresuar dhe në të ardhmen mund të bëj edhe më shumë. E di që jam në një pozitë unike për t’i inspiruar të gjitha vajzat e reja që të ndjekin ëndrrat e tyre”-

tha Hamilton./tvklan.al





Të ngjashme