PS letër prokurorit për verifikimin e Nokës
Partia Socialiste do t’i drejtohet me një letër Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e të dhënave të deklaruara nga deputeti i Partisë Demokratike në formularin e dekriminalizimit.
Letra është nismë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në të cilën thuhet se në Formularin e vetëdeklarimit të Deputetit Flamur Noka nuk janë deklaruar në pikën 5 dhe 7 të dhëna të bëra publike dhe të njohura botërisht lidhur me ndalimin, vendosjen e masës së sigurisë personale dhe dëbimin nga një shtet i huaj.
Kërkesa është hartuar dhe pritet t’i dorëzohet nesër Prokurorisë së Përgjithshme.
Tv Klan