Qeveria: Rritëm pensionet falë reformës
Rritjen e pensioneve për disa kategori pensionistesh, Qeveria e sheh si meritë të reformës që ndërmori në këtë fushë. Vendimi i marrë një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave bën përfitues ata pensionistë që kanë dalë në pension në vitet 1993-1996, të cilët kanë pagesë afro 5% më të ulët se kategoritë e tjera. Janë 10.355 personat që përfitojnë afro 850 lekë më shumë në muaj pas kësaj rritje.
Kategori të tjera që kanë përfituar rritje të pensioneve janë ish-ushtarakët, ish-minatorët apo njerëz që kanë punuar në art dhe arsim.
Në total vendimi për rritjen e pensioneve që Qeveria bëri një ditë më parë, ka efekt në rritjen e pensioneve për 19655 persona, ndërsa efektet financiare mujore llogariten në masën 46.3 milion lekë dhe për vitin 2016 arrijnë në 324.1 milionë lekë.
/
TV KLAN