Spanja vijon me fitoret në miqësore


Spanja vijon me fitoret në miqësore

15:46 02/06/2016

Spanja e Del Bosque vijon me fitore në përgatitoret para Euro 2016. Përfaqësuesja kampione e kontinentit në fuqi pas triumfit me Bosnjen, mundi thellë 6 – 1 Korenë e Jugut.

Në këtë sfidë të zhvilluar në Austri shënoi përsëri Nolito. Ai së bashku me Morata realizuan nga dy gola, ndërsa nga një u realizua nga David Silva dhe Fabregas. Reshtimi i Spanjës ishte 4-1-4-1 me Casillas në portë, i cili luajti për 74 minuta.

Holanda, mungesa e madhe e finaleve të Europianit mundi Poloninë me rezultatin 2 – 1. Përfaqësuesja polake edhe pse luante para publikut të saj nuk arriti të marrë të paktën të një barazim.

Belgjika i shpëtoi me golin e Lukaku në fund duke barazuar 1 – 1 me Finlandën. Çekia mundi me rezultatin 2 – 1 Rusinë në Austri.

Tv Klan






Të ngjashme