Çollaku: Liberalizimi i vizave, në vjeshtë
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian pritet të ndodhë brenda këtij viti ndodhë këtë vit.
Siç shkruan
Klan Kosova
, sipas Ministrit, deri më tani gjërat kanë ecur përpara dhe propozimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave po kalon nëpër procesin e vendimmarrjes në Këshillin e Ministrave dhe në Parlamentin Evropian.
“Komisioni Evropian tanimë e ka bërë propozimin ligjor për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Është rrjedhë e natyrshme dhe e pritur që tash dy institucionet tjera, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE -së ta shqyrtojnë këtë propozim dhe ta miratojnë atë. Deri më tani gjërat kanë ecur përpara dhe propozimi po kalon nëpër procesin e vendimmarrjes. Ky propozim është në axhendat e të dy institucioneve dhe po diskutohet nga instancat relevante”,
u shpreh Çollaku.
Sipaas tij, institucionet e Kosovës janë duke punuar maksimalisht që të mbajnë trendin pozitiv të zbatimit të të gjitha aspekteve të udhërrëfyesit për liberalizim.
“Edhe ne nga ana jonë jemi duke punuar maksimalisht që të mbajmë një trend pozitiv të zbatimit të të gjitha aspekteve të udhërrëfyesit dhe siç e dini disa nga to kërkojnë zbatim të vazhdueshëm dhe po u kushtojmë rëndësi kërkesave të institucioneve. Kosova ka një historik shumë të pasur të rezultateve që ka dhënë në këtë proces dhe për këtë kemi pasur vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian, të cilat edhe i ka shfrytëzuar si bazë për propozimin për liberalizim të vizave që kanë bërë në maj”,
tha më tej Ministri./tvklan.al