Përkeqësohet gjendja e Muhammad Ali, familja i trembet fundit
Është përkeqësuar në orët e pasdites gjendja e legjendës së boksit Muhammad Ali, i cili tashmë është vendosur në kujdes intensiv, nëpërmjet frymëmarrjes artificiale.
Ndërkohë nga mediat bëhet e ditur se familja e tij është mbledhur për t’i qëndruar pranë boksierit legjendar, në çastet e fundit të jetës së tij.
Ali u shtrua me urgjencë në spital për shkak të problemeve në rrugët e frymëmarrjes.
Ali u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në 1984, pasi u largua nga boksi./tvklan.al