Sonte miqësorja me Ukrainën, De Biasi do të luajë me skemën e zakonshme


Sonte miqësorja me Ukrainën, De Biasi do të luajë me skemën e zakonshme

11:35 03/06/2016

Kombëtarja zhvilloi mbrëmë stërvitjen në stadiumin “Atleti Azzurri d’Italia” të Bergamos, aty ku do të luhet miqësorja e sotme me Ukrainën. Trajneri Gianni De Biasi lejoi praninë e mediave vetëm për minutat e para, për të mos zbuluar skemat që do të aplikojë në këtë sfidë të fundit përgatitore para Euro 2016.

Megjithatë duke u bazuar në stërvitjen e fundit në Austri përfaqësuesja pritet të luajë me një sulmues dhe sistemin 4-5-1. Në sulm pritet të jetë Sadiku dhe në fushë do të jenë disa lojtarë të cilët nuk u aktivizuan me Katarin.

Abrashi dhe Xhaka të cilët qëndruan pushim pak ditë më parë mendohet të gjejnë hapësirë në këtë takim. Miqësorja me Ukrainën pritet të tregojë edhe cili mund të jetë formacioni i finaleve të Europianit. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të nisë në orën 20:30.

TV KLAN

 






Të ngjashme