Shkëlzen Doli sjell filarmoninë e Vienës në Tiranë
Nëse çdo fillim viti mezi presim të ndjekim përmes ekranit të televizorit një nga ngjarjet më të bukura të muzikës klasike, koncertin e Vienës, ai do të vijë në Tiranë, e konkretisht në ditët e para të Janarit të 2017 -ës.
Ndërmjetësi për të sjellë në Teatrin e Operas dhe Baletit, një nga filarmonitë më të suksesshme në botë është violinisti ynë, pjesë e këtij formacioni, Shkëlzen Doli.
Kjo ngjarje e rendesisishme per muziken klasike shqiptare, nuk do të jetë kontributi i vetëm që violinisti virtuoz do të bëjë për vendin e tij.
Për t’u kthyer të projekti më i afërt, ai i të shtunës në mbrëmje, Shkëlzen Doli i shoqëruar nga Ansambli Popullor do të sjellë të bukurat këngë të traditës. Të përpunuara për violinë dhe orkestër nga Gerti Druga, koncerti është një premierë absolute.
Ajo që e bën unik këtë koncert është teknika që Shkëlzen Doli përdor për të nxjerrë tinguj popullor me katër tela violinë.
Tv Klan