Fier – Lushnje – Mallakastër/5 të arrestuar
Policia ka vënë në pranga 5 persona, për vepra të ndryshme penale, në Fier, Lushnje e Mallakastër.
Të arrestuarit janë:
Algert Pire, 26 – vjeç, banues në fshatin Moravë të Beratit. Ndalimi i tij u bë pasi aksidentoi me makinë një 11 – vjeçar me iniciale B.T, banues në fshatin Ferras, të Divjakës, i cili udhëtonte me biçikletë. 26 – vjeçari e shoqëroi fëmijën për në spital dhe nuk tregoi për aksidentin. 11 – vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnje, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pushimi i shoferit, në Divjakë.
Në Fier, policia arrestoi 45 – vjeçarin Ilir Duka, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” të këtij qyteti, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të përsëritur vajzën e tij, 22 – vjeçaren me iniciale E.D.
Në Mallakastër u arrestua Dritan Heqimaj, 37 – vjeç, banues në fshatin Visokë. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 33 vjeçares me iniciale E.H.
Alket Alimeri, 43 – vjeç, banues në Lagjen “Liri Gero” të Fier u arrestua pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai u ndalua në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Në një tjetër aksion të policisë në Mallakastër u arrestua 27 – vjeçari Ervis Demiraj, banues në fshatin Panahor, pasi nga kontrolli i ushtruar në fabrikën e vajit të ullirit, u konstatua se ai ka rilidhur energjinë elektrike pas ndërprerjes që i është bërë nga OSHEE. /tvklan.al