Flet shqiptari që vrau kunatin: “Ndërhyra për të mbrojtur motrën”
“Ndërhyra për të mbrojtur time motër
” është ky versioni i Laert Kumarakut, 30 – vjeçarit shqiptar, që akuzohet për vrasjen e kunatit të tij, Dritan Malit.
37 – vjeçari u vra me thikë të premten në banesën e tij në komunën Vobarno të Breshias.
Autori u mbrojt përpara hetuesve italianë se doli në mbrojtje të motrës së tij, Jerina Mali, pasi i shoqi Dritani tentoi ta rrihte.
I arrestuar menjëherë pas ngjarjes, Kumaraku akuzohet për vrasje të qëllimshme, por ai e refuzoi akuzën.
Laert Kumaraku jetonte në të njejtën banesë me motrën e tij Jerinën, bashkëshortin Dritanin dhe djalin e tyre 6-vjeçar.
Dritan Mali u vra rreth orës 13:30 të së premtes, pas konfliktit me bashkëshorten. Kjo e fundit, e ndodhur në gjendje shoku, u shoqërua në spital ku rezultoi se kishte shenja dhune në trup.
Mali ishte një emigrant i ligjshëm në Itali që prej viteve ’90. Ai punonte prej kohësh si punëtor krahu. Fqinjët e shqiptarëve shprehen se familja nuk ishte problematike.
Tv Klan