Restorantet, dokumenta fiktiv për kushtet higjeno – sanitare


Restorantet, dokumenta fiktiv për kushtet higjeno – sanitare

14:50 04/06/2016

Helmimi i klientëve në restorant “Artigiano”, në zonën e ish – Bllokut ka vënë në alarm Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, i cili një ditë më parë dha urdhër mbyllje për këtë biznes.

Përfaqësues të institucioneve që kanë në dorë sigurinë ushqimore dhe shëndetësore të konsumatorëve, deklarojnë se inspektimet e përsërituar kanë nxjerr në pah problematikën.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit e konsideron këtë një rast të izoluar, ndërsa për Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, problem është sigurimi i dokumentave fiktiv të kushteve higjenosanitare nga ana e bareve dhe restoranteve.

Pas kësaj situate, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka ndërmarr një aksion inspektimi në të gjithë vendin.

Edhe Autoritetit Kombëtar i Ushqimit është vënë në lëvizje për të monitoruar situaten në çdo subjekt.

Tv Klan






Të ngjashme