Veliaj pyetet në prokurori për parkun e fëmijëve


Veliaj pyetet në prokurori për parkun e fëmijëve

16:12 04/06/2016

Erion Veliaj kryetari i Bashkisë së Tiranës është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me hetimet që po zhvillohen mbi ligjshmërinë e ndërtimit të këndit të lojrave, në parkun e liqenit artificial.

Veliaj ka qëndruar për më shumë se një orë në zyrën e prokurorit të çështjes dhe ka sqaruar pozicionin e Kryetrarit të Bashkisë në këtë projekt, i inaguruar në 1 Qershor.

Nuk jepen shumë detaje për atë çfarë ka deklaruar Veliaj, por mësohet të këtë mbrojtur këtë projekt duke argumetuar se është ndërtuar në përputhje me ligjet në fuqi. Por Veliaj thotë se ka gjëra më të rëndësishme se hetimet për një park fëmijesh.

Veliaj:

“Hetime për një park? Ka gjëra më të rëndësishme”

Në prokurori Veliaj ka qënë i shoqëruar nga zëvendësi i tij Arbër Mazniku, por nuk bëhet me dije nëse është pyetur edhe ai.

Për këtë hetim janë pyetur në prokurori disa drejtues të bashkisë së kryeqytetit dhe do të thirrën edhe të tjerë persona.

Kallzimi për ndërtimin e këndit të lojrave është bërë shoqëria civile, e cila e kundërshtoi këtë projekt duke protestuar për disa ditë.

Tv Klan






Të ngjashme