Stërvitje e Kombëtares pas miqësores
Kombëtarja zhvilloi një seancë stërvitore mesditën e sotme.
Para saj u bë një analizë për humbjen me Ukrainën. Futbollistët të cilët ishin pjesë e përballjes nuk morën ngarkesë maksimale, ndërsa ata të stolit qëndruan më gjatë në fushë me ushtrime taktike.
Kuqezinjtë u mbështetën nga tifozët.
Lojtarët më pas drekës u lanë të lirë për të takuar miq dhe familjarë.
Të dielën ata do të grumbullohen përsëri, ndërsa të hënën do të zhvendosen në Francë.
Tv Klan