Parashikimi i motit, shijoni plazhin këtë fundjavë


Parashikimi i motit, shijoni plazhin këtë fundjavë

07:30 05/06/2016

Orët e para të mëngjesit do të dominohen nga moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit por mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave në zonat malore veriore dhe verilindore duke rrezikuar shira afatshkurtër.

Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike edhe në zonat malore duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellet dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë./tvklan.al






Të ngjashme