Emanuele Ndoj kampion i Italisë
Roma fitoi titullin kampion për të rinjtë në Itali. Skuadra kryeqytetase, ku luan edhe futbollisti shqiptar Emanuele Ndoj, triumfoi në finale me Juventusin. Mesfushori i përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë luajti si titullar në takimin që u vendos vetëm pas goditjes së 11-metërshave.
120 minuta lojë u mbyllën në barazim 1 – 1. Rezultati pas penalltive ishte 7 – 6 për Romën. Kjo ishte ndeshja e fundit për Emanuele Ndoj me të rinjtë e Romës, pasi prej sezonit të ardhshëm do të luajë me Breshian në Serinë B./TV KLAN