Asgjësohen 3300 bimë narkotike, në kërkim autorët
Policia ka asgjësuar 3300 bimë narkotike, si dhe ka shpallur në kërkim autorët. Efektivët e Policisë Gjirokastër konstatuan dhe asgjësuan rreth 3300 bimë narkotike, të llojit kanabis sativa, nga të cilat 1300 bimë në afërsi të fshatit Prongji dhe 2000 bimë pranë fshatit Kolonjë.
Sipas policisë po punpohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al