Miqësoret, Rusia barazon me Serbinë


Miqësoret, Rusia barazon me Serbinë

15:32 06/06/2016

Belgjika jep sinjale se barazimi me Finlandën pak ditë më parë ishte thjeshtë një ndalesë. Skuadra e Wilmots mundi Norvegjinë me rezultatin 3 – 2 në miqësoren e luajtur në Bruksel.

Një sukses me përmbysje, pasi përfaqësuesja norvegjeze kaloi në avantazh në fillimi e pjesës së dytë. Ndeshja e parë e Belgjikës do të jetë ndaj Italisë më 13 Qershor në Lion. Suedia arriti një fitore 3 – 0  ndaj Uellsit në Solna.

Me Ibrahimovic në fushë për 61 minuta suedezët treguan se janë gati për finalet e Euro 2016. I kualifikuar në aktivitet është edhe Uellsi.

Rusia barazoi 1 – 1 me Serbinë. Përfaqësuesja ruse nuk ka patur rezultate të mira gjatë përgatitjeve për Euro 2016.

Çekia i mbylli me humbje miqësoret para Europianit. Disfata 2 – 1 iu shkaktua nga Koreja e Jugut në Pragë.

Çekët luajtën me 10 futbollistë prej minutës së 60’ për shkak të një kartoni të kuq. Turqia mundi në miqësoren e fundit përgatitore Slloveninë me rezultatin 1 – 0.

Tv Klan






Të ngjashme