Mediat greke jehonë vizitës së Kotzias
Vizita e Ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, në Tiranë, ka qenë në fokusin e mediave kryesore në Greqi.
Gazetat kryesore në vendin fqinj fajësojnë Ministrin Kotzias se i ofroi homologut të tij Bushati planin për të diskutuar për çështje të ndërsjellta.
Gazeta “Protothema” e vuri theksin te protesta e çamëve në para Ministrisë së Jashtme shqiptare.
“Sfida shqiptare: Protestuesit çamë përshëndetën Kotzias në Tiranë”,
është titulli i gazetës greke. Sipas “Protothema”, fajtori për nxitjen e kësaj klime është Kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Edhe gazeta tjetër greke “Kathimerini”, hodhi fajin mbi Kryeministrin shqiptar, duke kujtuar deklaratat e tij në kongresin e PDIU -së. “Kathimerini” shkruan se policia shqiptare lejoi protestuesit të pengonin vizitën e Ministrit të Jashtëm grek.
Tv Klan