Aksidentohet për vdekje 11 -vjeçari


Aksidentohet për vdekje 11 -vjeçari

16:49 07/06/2016

Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Sipas policisë, mjeti me targa AA 444 NU ka dalë nga rruga duke përplasur 11 vjeçarin me inicialet E.K, i cili u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, A.B, 30 vjeç, B.Ç, 47 vjeç , pasagjer në mjet, të dy banues në Elbasan të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al

 






Të ngjashme