Kozias: Debati për Ligjin e Luftës, pjesë e skizofrenisë ballkanase
Debati për Ligjin e Luftës, i cili vazhdon të qëndrojë në fuqi mes Shqipërisë dhe Greqisë, edhe pse një traktat i ri miqësie po të nënshkruhet mes dy vendeve fqinje, për kryediplotin grek Nikos Kozias nuk është asgjë tjetër veç pjesë e skizofrenisë ballkanase.
Homologu i tij Ditmir Bushati, me tone shumë të buta i ka rrëfyer Kozias-it në një sallë të mbushur me studentë e akademikë, mes të cilëve dhe grekë, një histori personale, si për t’i treguar sa kohë ka një çështje edhe pse e mbartur nga e shkuara, ajo duhet zgjidhur.
Për çështjen çame, Kozias përsëri qëndrimin zyrtar të një dite më parë, se pronat në Greqi i pretendojnë pasardhësit e bashkëpunëtorëve të nazistëve.
Kozias, debatin për marrëveshjen e detit e cilëson shumë zhurmë për asgjë, por ky këndvështrim i kryediplomatit grek është ironizuar nga një student shqiptar, i cili tha se nëse ishte kështu, përse nuk e jepte Greqia pjesën e vet të detit, por pretendonte pjesën nga hapësira shqiptare.
Tv Klan