“La Stampa”: Pajisja e përgjimit u fut nga një makinë me targa diplomatike italiane
Një ditë pas zgjerimit të skandalit të përgjimeve në Shqipëri, ku është e përfshirë edhe Roma, mediat italiane nuk kanë nguruar të shkruajnë për këtë gjë. Kështu në një shkrim të gjatë, “La Stampa” shkruan për pezullimin nga gjykata të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe për masën “arrest shtëpie” për dy zyrtarë të tjerë të policisë.
“Skandali i përgjimeve ka shpërthyer përtej Adriatikut dhe Roma është në qendër të akuzave”, shkruan “La Stampa”. “Pajisja “IMSI Catcher” ka kaluar kufirin në mënyrë të fshehtë, nëpërmjet kanaleve diplomatike italiane. Dhe, pavarësisht një urdhër sekuestrimi të dhënë nga Prokurori, tani ajo nuk gjendet më”, vazhdon më tej shkrimi i gazetës italiane.
Duke u bazuar në të dhënat e prokurorisë shqiptare, asaj të Tiranës, “La Stampa” shkruan pajisja mbërriti në Shqipëri në 11 mars, në një makinë me targa diplomatike italiane, pa u deklaruar në doganë.
/tvklan.al