Foto/Aksidentohet i riu shqiptar në Itali
Një aksident i rëndë rrugor ku një motoçiklit shqiptar 25 vjeç është përplasur me një makinë duke përfunduar jashtë rruge dhe duke u përplasur me një mur, ka ndodhur në Cesena, Itali.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së hipermaketit “Romagna Shopping Valley” në Savignano Mare dhe për të transportuar të plagosurin ka qenë e nevojshme dhe ulja e një helikopteri në ndihmës së shpejtë.
Pasi përplasjes me pjesën anësore të makinës së tipit Citroen, motori ka rrëshkitur duke u vajtur drejt një muri, të cilin e ka shkatërruar pjesërisht.
I plagosuri është transporuar me helikopter ambulancë në kushte të rënda në spitalin “Bufalini” në Cesena.
Fillimisht gjendja e tij ishte e rëndë, por tashmë është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al