Pezullimi nga detyra, Haki Çako ankimon në Gjykatën e Apelit vendimin


Pezullimi nga detyra, Haki Çako ankimon në Gjykatën e Apelit vendimin

10:16 08/06/2016

Me të zbardhur dita e mërkurë, pa kaluar 24 ore nga pezullimi, kreu i policisë së Shtetit, Haki Cako dhe dy vartësit e tij të lënë në arrest shtëpie kanë apeluar vendimin pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë. Kërkesa u dorëzua nga avokati i njohur Maks Haxhia.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës pezulloi dje nga detyra Haki Çakon. Ai konsiderohet si përgjegjës për administrimin në mënyrë të paligjshme të pajisjes së përgjimit “IMSI Catcher”

,

 të futur në Shqipëri më 11 mars të këtij viti nga autoritetet italiane.

Veç numrit një të Policisë, Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike, për Drejtorin e Forcave Operacionale, Artion Duka dhe Specialistin Entiol Xhelilaj, nën akuzën për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Prokuroria thotë se ka dyshime të forta se pajisja mund të jetë përdorur për të kryer përgjime të paligjshme.

Organi i akuzës e nisi kryesisht hetimin në bazë të një të një materiali procedurial, sipas të cilit rezultonte se Policia e Shtetit kishte në dispozicion një pajisje përgjimi, që kishte hyrë në Shqipëri pa autorizimin përkatës dhe mund që mund të realizonte interceptime telefonike.

Prokuroria ishte vënë në dijeni të këtyre fakteve nga Shërbimi Informativ Shtetëror, siç deklaroi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, Drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika.

/tvklan.al

 






Të ngjashme