Ndeshja Angli-Rusi, Putin kërcënon me nëndetëse

HMS Kent (foreground) monitors Russian sub Stary Oskol as it enters British waters. MoD handout

Ndeshja Angli-Rusi, Putin kërcënon me nëndetëse

08:46 08/06/2016

Vetëm pak ditë nga ndeshja e Angli-Rusi në Kampionatin Europian, presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar nëndetësen “Oskol”, drejt kanalit britanik.

Sipas të përditshmes  “The Sun”, një nëndetëse e armatosur me raketa dhe silurë, ka kaluar përmes ngushticës së Dover, ditën e djeshme.

Pic also shows Russian support tug HMS Kent (foreground) monitors Russian sub Stary Oskol as it enters British waters. MoD handout

Duke publikuar dhe fotot e saj, “The Sun” e konsideron dërgimin e nëndetëses, si një akt provokimi për të ndezuar pasionet patriotike përpara ndeshjes me Anglinë.

Nëndetësja u pikas në Detin e Veriut, duke lundruar krahun lindor të bregdetit të Britanisë së Madhe.

Sekretari i mbrojtjes Michael Fallon në lidhje me këtë akt ka thënë : “Kjo tregon se marina britanike është shumë vigjilente në kontrollin e ujërave ndërkombëtare dhe territoriale, që të mbajë Britainë të mbrojtur ndaj çdo rreziku.”/tvklan.al





Të ngjashme