“Karta Blu”, si do punojnë emigrantët në BE


“Karta Blu”, si do punojnë emigrantët në BE

12:22 08/06/2016

Komisioni i Bashkimit Europian ka propozuar të shpallë aplikimet për emigrantët e kualifikuar, të cilët duan të pajisen me lejen e qëndrimit,“Kartën Blu”. Ky propozim për aplikimin e “Blue Card, do tu japë të drejtën e punës disa prej emigrantëve të kualifikuar, që kanë ardhur në Europë në mënyrë të parregullt dhe që kërkojnë azil.

Skema ka për qëllim punëtorët e kualifikuar, më të paktën një shkollë të lartë, të cilët do të marrin një ofertë pune në BE, me kohëzgjatje minimale prej kontratës të përgjysmuar nga 6 deri në 12 muaj.

Megjithatë, Komisioni është shprehur do të ulë pagën për të vënë më shumë vende pune në dispozicion. Ajo mund të shkojë sa paga mesatare kombëtare të një shtetasi anëtar i BE-së. Aktualisht, “Blue Card” lëshohet vetëm për profesionistë të aftë për të fituar 50 për qind më shumë se mesatarja.

Komisioneri i Emigracionit, Dimitris Avramopoulos ka thënë: “ Integrimi i hershëm dhe efektiv i shtetasve të vendeve të treta është çelësi për përfitimin nga ekonomia dhe kohezionin e shoqërisë sonë. Në të njëjtën kohë, ne do të rregullojmë sistemin e cila do të merret me tregun e punës në të ardhmen.” /

tvklan.al






Të ngjashme