Franca aplikacion që njofton për sulme terroriste për “Euro 2016”
Në prag të “Euro 2016” qeveria franceze ka lançuar një aplikacion për lajmërimin e atentateve të mundshëm.
Të gjithë smartphone-ët do të lajmërohen në kohë reale në rast të një kërcënimi për një sulm terrorist.
“Ky është një instrument që i shtohet metodave tradicionale të mbrojtjes si sirenave dhe sygjerimeve nga ana e forcave të rendit, të cila prej disa kohësh po shpërndahen dhe në Twitter”, ka thënë ministri francez i mbrojtjes.
Përdoruesit që do të duan të njoftohen nga ky aplikacion, duhet të pranojnë edhe pse në anonimat të plotë, të mund të lokalizohen.
“Siguria ka një çmim”, kanë deklaruar autorët e propozimit anti-terrorist në Paris.
Gjithashtu ky aplikacion të tregon dhe mënyrën si duhet të sillesh në bazë të nivelit të rrezikut. Qeveria franceze ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve, që në rast njoftimi, të lajmërojnë miqtë e tyre edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, që sa më shumë persona të jenë të sigurt./tvklan.al