Vera, rreziku nga akulloret deri tek…
Ju nuk jeni të vetmit që adhuroni verën, plazhin dhe të ngrohtin në ditët e gjata, pasi edhe bakteret kanë lulëzimin e tyre në ketë sezon. Melinda Wilkins, Drejtoreshë e programit, “Shkenca në sigurinë e ushqimit”, në Universitetin e Miçiganit ka thënë: “Bakteret, veçanërisht në verë priren të arrijnë majat në ushqim, në lëkurë, në mjedis dhe kudo”.
Por, ky nuk është rreziku më i madh i sezonit. Kondicioneri, përmban shumë baktere në filtrat e ajrit dhe kjo sjell probleme serioze të frymëmarrjes dhe alergjisë.
Ndërkohë, kur jeni jashtë, në pishinë, piknik ose plazh, duhet të keni parasysh disa këshilla.
– Mos urinoni në pishinë. Djegia që ju ndjeni në sy kur fusni kokën në pishinë, nuk ndodh për shkak të klorit por për shkak të pranisë së urinës dhe djersës. Prania e këtyre komponentëve zhduk efektin e klorit. Megjithatë, klori në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes duke çuar deri në astmë. Michele Hlkavsa, shefe e programit në qendrën e notit ka thënë: “ Mundohuni të kryeni nevojat tuaja në tualet para se të futeni në pishinë, sepse nëse ju uroni, klori do t’i humbasë të gjitha funksionet e dezinfektimit dhe shpërbërjes së mikrobeve”
– Zgjidhni ushqimin që do të merrni në piknik. Wilkings, nga Universiteti i Miçiganit ka sugjeruar të mos merrni ushqime të ngrira, për t’i shkrirë me pas duke u pjekur në zgarë, sepse nga ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës do të aktivizojë bakteret. “ Nëse keni ndërmend të merrni mish me vete, mundohuni ta zieni atë para se të dilni të nesërmen për piknik për ta pjekur atë në zgarë. Mikrobet do të zhduken dhe ju do të konsumoni ushqim të shëndetshëm”.
– Makinat e akulloreve janë një burim mjaft i pëlqyeshëm nga mikrobet. Atyre u pëlqen të jetojnë në temperatura të ftohta dhe veçanërisht në makinën e akulloreve. Ky lloj bakteri shkakton Listerinë, që do të thotë ethe dhe dhimbje të muskujve. “Një makinë akulloreje duhet të pastrohet gjatë gjithë përdorimit të saj, në të kundërt Listeria, mund të çojë deri në abort tek femrat shtatzëna”, ka thënë Wilkins
– Ekspozimi në diell. Rrezet e diellit mund të zbukurojnë ditën tuaj në plazh, por nëse qëndroni gjithë kohën, do të digjeni duke shkaktuar plagë të rrezikshme deri në kancer. Dr. Cameron K. Rokhsar ka thënë: “Nëse keni plagë të mëparshme dhe ju digjeni përsëri, lëkura juaj do të pësojë infeksion të rëndë dhe duhet të trajtohet në mënyrë urgjente më antibiotik. Një studim ka zbuluar së femrat me lëkurë të bardhë janë më të pritura ndaj rrezikut te djegies.
– Djegia nga kandili i detit. Kandili i detit njihet për lëshimin e një lënde djegëse e cila shkakton skuqje dhe rritim në vendin e prekur. Ju duhet të aplikoni në vendin e djegur pak uthull. Uthulla mund t’ju djegë shumë në fillim por ajo kuron vendin e djegies./
tvklan.al