Në gjyq Durim Bami, akuzohet për pastrim parash
Durim Bami, që fillimisht deklaroi e me pas e mohoi që ishte paguar për të eliminuar deputetet Tom Doshi e Mhill Fufi, do të përballet në gjykatë me një akuze te re. Prokuroria e Krujës e akuzon atë për pastrim parash.
Edhe pse i papunë dhe në burg e arrest shtëpie, prej me shumë se një viti, ai ka kryer tranaskione parash në shuma që nuk i justifikon. Nga hetimi, ka rezultuar se Bami ka lidhur kontrata për shitblerjen dhe qiradhënien e disa pasurive, në zyra noteriale të ndryshme. Nga viti 2011 deri në vitin 2015 Bami ka dhënë hua dhe ka blerë një apartament në vlerën e 15.6 milion lekëve të reja.
Por shumën e blerjes se apartamentit ai nuk ka mundur ta justifikojë. Prokuroria dyshon se këto para vijnë nga aktivitete të paligjshme, pasi ai nuk ka pasur asnjë të ardhur të ligjshme gjatë këtyre viteve.
Sipas hetuesve, nëpërmjet këmbimit apo transferimit të pasurisë ai ka tentuar ta fshehë atë. Durim Bami është në arrest shtëpie për deklarim të rreme në çështjen Doshi. Aktualisht kjo çështje është pezulluar pasi dosja ndodhet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. /TV KLAN