Shkon në gjyq pse festoi kualifikimin e Shqipërisë


Shkon në gjyq pse festoi kualifikimin e Shqipërisë

14:10 08/06/2016

Shqipëria po përgatitet të nisë aventurën e saj në finalet e Europianit, por festa për kualifikimin i ka kushtuar pronarit të një lokali në Ulqin.

Skënder Alaj është paditur penalisht dhe ai po ndiqet tani nga Gjykata Themeltare e qytetit me kërkesë të prokurorisë.

Pikërisht në lokalin e tij më 11 Tetor shqiptarët u mblodhën duke ndjekur sfidën me Armeninë, që rezultoi përcaktuese për kuqezinjtë. Skënder Alaj akuzohet se lejoi klientët e tij të mbanin simbolet kombëtare dhe brohoritën Shqipërisë dhe UÇK.

Një pasojë që solli edhe irritimin e partive politike shqiptare në Mal të Zi dhe të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, që kanë kërkuar tërheqjen e saj padisë.

Ndër të tjera është kërkuar edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, qeverisë dhe të parlamentit. Sipas tyre kjo padi cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Tv Klan






Të ngjashme