Mostrat e kufomës janë dërguar për ekspertim të AND


Mostrat e kufomës janë dërguar për ekspertim të AND

16:02 08/06/2016

Policia e Tiranës ka kërkuar që kufomës së gjetur në fshatin Tujan t’i bëhet analiza e ADN për të  përftuar të dhëna, që do të ndihmojnë hetimin për identifikimin e  kufomës së gjetur në Dajt më datën 05 Qershor .

Nga ana tjetër bëhet me dije se ka qenë i madh numri i familjarëve të personave të denoncuar të humbur, që janë paraqitur për kqyrjen e rrobave dhe pjesëve të mbetura kockore të kufomës me qëllim identifkimin,

Me qëllim krahasimin e AND, familjarëve të disa prej të dyshuar më kryesor iu janë marrë kampione për ekspertizë mjeko-ligjore.

Në regjistrin e personave të humbur  po kërkohet  për persona nga mosha 35 vjeç deri në 65 vjeç. Policia po kontakton familjarë të të gjithë personave të seksit mashkull.

Dy janë pistat në të cilat po hetohet, ngjarje aksidentale gjatë ngjitjes në vargmal, si dhe vrasje me paramendim .

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dalë përgjigja përfundimtare e ekspertizës, por paraprakisht dyshohet se viktima të ketë humbur jetën për shkaqe aksidentale.

Tv Klan






Të ngjashme