Tahiri: Gjykata pranoi skandalin në përzgjedhjen e gjyqtarit


Tahiri: Gjykata pranoi skandalin në përzgjedhjen e gjyqtarit

14:43 09/06/2016

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi për deklaratën e Gjykatës së Tiranës pas sulmit që ai i bëri gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili vendosi masën e pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ministri tha se me deklaratën e saj gjykata pranoi se gjyqtari u caktua në mënyre të paligjshme.

Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm: “

Është hera e parë kur Gjykata e Tiranës pranon një skandal të zëvëndësimit të një gjyqtari  në mënyrë të paligjshme pa respektuar procedurën, duke përzgjedhur një gjyqtar jashtë liste dhe jashtë rregullave.

Ministri akuzoi drejtpërdrejtë kreun e gjykatës së Tiranës, ndërsa i drejtoi disa pyetje Presidentit të Republikes, Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, se përse u përzgjodh Arjan Alia, që ka liruar vrasës e përdhunues.

Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm: “

Për cilën arsye Kryetari Gjykatës së Tiranës Fatri Islami, i lidhur jo vëtëm nga vendlindja me Sali Berishën, por dhe me lidhje të afërta familjare, asistente personal i Argita Berishës në Fakultetin e Drejtësisë, i emëruar posi Kryetar i Gjykatës së Tiranës, ka përzgjedhur pikërisht gjyqtarin Arjan Aliaj. Unë bësoj se Presidenti i Republikës do kthëjë përgjigje , përsa kohë që merret me lojra kalamajsh”

Gjykata e Tiranës e cilësoi qasje denigruese dhe retorikë negative ndaj gjyqtareve deklaratën e një dite më parë të ministrit Tahiri, ndërsa shpjegoi se gjyqtari i çështjes ishte zëvendësuar mëngjesin e asaj dite, për shkak se vëllai i tij po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në kokë.

Tv  Klan






Të ngjashme