Mendoi se arma ishte lodër, por…
Të shohësh dikë të përballet me grabitësin nuk është diçka e zakontë, por ajo që e bën edhe më të pa zakontë këtë situatë është kjo skenë.
Pronarja e lokalit, pasi ia mer grabitësit armën nga dora, duke menduar se është falso, vendos që ta provojë. Reagimi i saj është sa për një mijë fjalë. Kjo është fytyra e dikujt që kupton papritur se arma që i mori gjithë trimëri grabitësit, në fakt ishte reale dhe jo lodër. Siç raporton CNN, incidenti në fjalë ndodhi në Norfolk, Virginia. Një person u fut në restorantin e Kequi Wang dhe i kërkoi asaj që të hapte arkën e parave. Por ajo nuk pranoi dhe ia mori armën nga dora. Madje bashkë me bashkëshortin, e ndoqën grabitësin nga pas, teksa ky i fundit, i dështuar në tentativën e tij, ia mbathi. Në fund, duke besuar se arma ishte lodër ajo e provoi dhe kuptoi se në fakt kishte rrezikuar jetën./tvklan.al