13 parcela me kanabis asgjësohen nga policia


13 parcela me kanabis asgjësohen nga policia

10:29 10/06/2016

10 parcela me 3900 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella në fshatrat Vërmik, Vezhdanisht dhe Dukat i Ri, janë asgjësuar nga policia e Vlorës.

Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, të ndara në 10 parcela, me lartësi deri në 25 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Dukagjin i Ri, në Krujë, u gjetën dhe u asgjësuan 3 parcela me 450 bimë kanabis sativa./tvklan.al

 






Të ngjashme