Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet i dënuari me 14 vite burg


Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet i dënuari me 14 vite burg

13:25 10/06/2016

Një 31 – vjeçar shqiptar, që ishte në kërkim në Itali për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim, është arrestuar nga specialistët e Komisariatit të Rrogozhinës ditën e sotme.

Policia ka vënë në pranga Florenc Shamo, 31 – vjeç, pasi për të “Interforca” italiane ka dërguar një shkresë më datën 3 Qershor 2016, ku Shamo figuron me i dënuar nga Gjykata e Firences, me 14 vjet burg, për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”.

Ai është akuzuar se ka qenë pjesë e një bande shqiptare, që vrau Ervis Dacin, në Gusht të vitit 2007, në Firenze, Itali.

Florenc Shamo, u kap në vitin 2009 në Kanada, ku kishte bërë operacion plastik dhe kishte ndryshuar paraqitjen e jashtme, me qëllim që të mos arrihej të identifikohej dhe kapej nga policia.

Ai arriti t’i shpëtonte akuzave për falsifikim të dokumentave dhe të kthehej në Shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme