Arratiset një i dënuar nga burgu i Drenovës


Arratiset një i dënuar nga burgu i Drenovës

15:46 10/06/2016

Begator Mustafa, 29 – vjeç, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje, kishte kërkuar tre ditë leje nga burgu i Drenovës, për të vajtur në shtëpi.

Por ai nuk është kthyer më në institucionin e vuajtjes së dënimit dhe aktualisht rezulton i arratisur dhe ndaj tij është kryer procedura e shpalljes në kërkim.

Pas marrjes dijeni, Policia e Korçës ka vajtur në lagjen Numër 4, në rrugën “Thanas Mërtiri”, ku ka shoqëruar për t’i marrë në pyetje, në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethanat e largimit, familjarët e 29 – vjeçarit.

Familjarët kanë mohuar të kenë dijeni se ku mund të jetë, ndërsa shprehen se ai ishte nisur për t’u kthyer në burg.

Mustafa po vuante dënimin e formës së prerë, të dhënë nga Gjykata për veprën penale të plagosjes, të kryer në vitin 2013 .

Tv Klan






Të ngjashme