Lens përgatitet për Shqipëri – Zvicër
Qyteti i Lens po përgatitet për të pritur ndeshjen e parë në stadiumin Bollaert Delelis , atë mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Të shtunën të dy ekipet do të nisin garën në finalet e Euro 2016 dhe kudo në rrugë shikohen flamuj kuqezi dhe atë helvetikë. Afishet dhe banederolat përshëndesin ata që do të bëhen pjesë e Europianit.
Në vitrinat e dyqanave dhe lokaleve të shërbimit meazhet janë në shumë gjuhë, përfshi shqipen.
Atmosfera është e ngjashme me një festë dhe zona e tifozëve është gati të presë vizitorët. Ata që nuk kanë një biletë do ta ndjekin sfidën në një nga sheshet e qytetit në një ekran të madh. Në stadiumin prej 38 mijë vendesh që ka pritur më parë ndeshjet e finaleve të Euro 1984 dhe Kupës së Botës 1998 do të zhvillohen edhe tre ndeshje të tjera.
Tv Klan