Shaqiri do fitoren me Shqipërinë
Shqipëri – Zvicër ose derbi i shqiptarëve pritet të ndjellë emocione. Te zviceranët janë gjashtë lojtarët me prejardhje shqiptare, por natyrisht një nga më të njohurit është Xherdan Shaqiri. Ai foli për faqen zyrtare të UEFA-s.
Xherdan Shaqiri – Futbollist i Zvicrës:
“I thashë prindërve të mi se do të ishim në një grup me Shqipërinë dhe kështu ndodhi. Për shumë lojtarë të skuadrës time është një sfidë e veçantë, pasi luajmë me Shqipërinë që në kualifikueset e botërorit u paraqitëm mirë. Në lojë janë 3 pikë në një trune të rëndësishëm dhe kështu kjo sfidë bëhet akoma më e veçantë. Përvoja që kemi është e mjaftueshme dhe duam ta nisim me fitore.
Xherdan Shaqiri i ka shënuar gola Shqipërisë në të dy takimet e eliminatoreve të Botërorit 2014. Sfida e së shtunës do të jetë emocionuese edhe për disa nga kuqezinjtë, të cilët më parë patën veshur fanellën e Zvicrës me përfaqësueset e moshave.
Tv Klan