“AirFrance”, greva e pilotëve lë në Francë tifozët e Euro 2016
Pilotët e linjës ajrore nacionale franceze kanë filluar sot një grevë katër-ditore, e cila mund të prishë planet e mijëra tifozëve të futbollit, ditën e dytë të Euro 2016.
“Air France” ka anuluar deri në 30% të fluturimeve ditën e sotme. Sindikata e pilotëve ka kërkuar që qeveria të heqë ligjet e reja të punës për të përmirësuar punësimin dhe pushimin e njerëzve nga puna.
Megjithatë, kjo nuk është greva e vetme pasi deri të mërkurën plehrat e Parisit nuk do të mblidhen dhe shërbimet e trenave kanë rifilluar pas një greve nëntë ditore.
Ndërkohë, sipas BBC, Presidenti Francois Hollande ka paralajmëruar sindikatën të mos e ndërpresin punën e tyre gjatë këtij turneu.
Ai ka thënë: “Unë u bëj thirrje të gjithëve që kanë ndjenjën e përgjegjësisë, sepse nëse shteti duhet të bëjë detyrën e saj, duhet të merren të gjitha masat e nevojshme”.
Ai ka shtuar se ata që po marrin pjesë në sindikatë duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre dhe se duhet të festojnë dhe të bashkohen me eventin e Euro 2016. Ndërkohë, Sindikata e Pilotëve mendohet të vazhdojë deri të martën grevën. 7 milionë njerëz pritet të vizitojnë 10 qytetet francezë, në të cilat do të luhen edhe ndeshjet. /
tvklan.al