“Romeo dhe Zhulieta” si një teatër për Ballkanin


“Romeo dhe Zhulieta” si një teatër për Ballkanin

16:41 11/06/2016

Nëse ka një urë të cilën Prishtina dhe Beogradi kanë nisur ta ndërtojnë mbi themele të qëndrueshme, ajo është në art, e konkretisht në teatër. Si provë e këtij bashkëveprimi ishte “Romeo dhe Zhulieta”, shfaqja dy gjyhëshe, interpretuar nga aktorë serbë dhe kosovarë.

Regjisori Predrag Miki Manojloviç, pas Beogradit dhe Prishtinës e solli kryeveprën Shakespeare -ne edhe në Teatrin Kombëtar të Tiranës, pas Beogradit dhe Prishtinës.

Për protagonistët, ata serbë që në shfaqje përfaqësonin Capuletët dhe që natyrisht ngjitja në një skenë shqiptare rrit dozën e emocioneve, ky projekt i Qendrës Multimediale në Prishtinë dhe Punëtoria e Integrimit në Beograd ishtë triumfi i dashurisë dhe komunikimit mbi dekada urrejtjesh, ndarjesh dhe luftrash.

“Nëse e fut në kontekstin politk, kjo shfaqje është e tillë, por në procesin e punës, ne nuk jemi fokusuar në këtë pjesë. Ne i deshëm rolet tona dhe e deshëm njëri – tjetrin gjatë punës. Kemi qëndruar tre muaj bashkë dhe jemi bërë miq për jetë. Ka qenë dashuri me shikim të parë. Brezi ynë, ne të rinjtë nuk dimë shumë mbi politikën dhe nuk i intereson ajo pjesë. Ky bashkëpunim do të thotë shumë për ne”.

Aktorja serbe, që në skenë mishëroi rolin e Zhulietës, e dashuruar me Romeon shqiptar, interpretuar nga Tristan Halilaj, thotë se kjo shfaqje do të përbëjë një ndalesë që e kapërcen të zakonshmen në dy këndvështrime.

“Mora shumë nga ky projekt. E para se në teatër zhvillohet një skenë erotike, ku unë jam gjysmë e zhveshur. Në fillim ishte e vështirë, por në fund e gjitha kishte të bënte me pyetjen, pse po e bej, në emër të kujt po e bëj? Romeo dhe Zhulieta e duan njëri – tjetrin, ndaj nuk kisha aspak turp. Dhe e dyta kam bërë miq të mirë dhe ky projekt më ka rritur si njeri”.

Tv Klan






Të ngjashme